Justin Kluivert ka vendosur dy rekorde të reja, në momentin që e gjeti rrjetën në fitoren e Romës 5-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Viktoria Plzen.
Djali i ish-yllit të Milanit, Ajax dhe Barcelonës, Patrick Kluivert, gjeti golin e fundit në takim me çekët.
Lojtari ka 19 vjet dhe 150 ditë, që e bën atë lojtarin më të ri që ka shënuar për Romën në versionin modern të Ligës së Kampionëve.
Ky nuk ishte rekord i tij i vetëm, pasi Kluivert është gjithashtu lojtari më i ri ndonjëherë holandez për të shënuar për një klub të huaj në këtë garë.
Ai theu rekordin e Ola John për Benfican në vitin 2012, kur kishte 20 vjeç e 185 ditë.
Kluivert ka kaluar këtë verë nga Ajax te Roma.
Holandezi ka filluar ta gjejë vetën në Itali, ku kampionati njihet për mbrojtjen e fortë që e aplikon. /Telegrafi/