Telegrafi

Klubi i Astronomëve në Kosovë u mundëson qytetarëve të shohin me teleskop pamje spektakolare të hënës

Një ngjarje globale e astronomisë e cila është zhvilluar edhe në Kosovë gjatë tri netëve të fundit, u ka ofruar qytetarëve mundësinë që të vëzhgojnë hënën.

“Në Hënë përsëri”, këtë vit është mbajtur për herë të parë në Kosovë në Observatorin e Prishtinës të Pallati i Rinisë.

Në njoftimin e Klubit të Astronomëve të Kosovës thuhet synon të ngrejë sytë e të gjithëve drejt qiellit të natës, veçanërisht atyre që nuk kanë pasur kurrë një interes real për yjet ose që nuk e imagjinonin se ishte i arritshëm dhe i lehtë.

Qytetarët kanë pasur mundësinë të vëzhgojnë hënën prej orës 20:00 deri 23:00.