Klubi i Tenisit ‘Peja’ ka shënuar sot 30 vjetorin e themelimit si klub, duke vazhduar sot e asaj dite të jetë promotor i këtij sporti në Kosovë.
Më 29 shtator të vitit 1992, klubi i Pejës kishte zhvilluar ndeshje miqësore në tenis me Prishtinën.
Ajo ndeshje ishte e para mes dy skuadrave, ku Peja kishte fituar me rezultat 3-2.
Që nga ajo kohë KT Peja është një nga klubet më të organizuara në Kosovë, e cila merret edhe me edukimin e gjeneratave të reja në këtë sport.
KT Peja organizon po ashtu turne te niveleve evropiane dhe botërore, Tennis Europe dhe ITF.
Janë klubi i vetëm në Kosove që organizojmë turne zyrtarë evropiane dhe botërore dhe kjo është arritur fal punës së madhe të drejtuesve të klubit. /Telegrafi/