Akademia e Tenisit “HotShot” nga Gjakova, vazhdon të marrë pjesë në gara të ndryshme që po zhvillohen në sportin e tenisit në vendin tonë.
Së fundmi 4 garues të klubit të tenisit “HotShot” nga Gjakova kanë marrë pjesë në turneun i cili është zhvilluar në Pejë, në nivel të Kosovës, ku kanë arritur që t’i rrëmbejnë tri vende të dyta, duke u shpallur kështu nënkampion të Kosovës në tenis.
Teniserja Diora Gjoka, arriti që në këtë turne të zë vendin e dytë në kategorinë U10 dhe U1.
Ndërsa teniseri Joni Hima, për të cilin ishtë pjesëmarja e tij në një turne të tillë, arriti që t’i regjistrojë 3 fitore e një humbje duke zënë kështu vendin e dytë në kategorinë U11.
Përveç dy teniserëve që morën çmime, paraqitje të mirë treguan edhe teniserët Bora Bedra e Olea Gjoka.
Theksojmë që klubi i tenisit “HotShot” nga 4 turnetë e parë të këtij viti deri më tani kanë arritur 3 vende të para, 4 vende të dyta dhe 4 vende të treta. /Telegrafi/