Klubi i tenisit “HotShot” nga Gjakova ka arritu që gjatë kësaj fundjave në turnenun nacional të tenisit që u zhvillua në Pejë të tregojë rezultate të jashtëzakonshme.
Në këtë turne ky klub ka arritur që përmes teniserëve që morën pjesë, nga 5 kategoritë e zhvilluara të fitojë 4 vende të para, duke e cilësuar këtë turne si turneun më të suksesshëm në historinë e klubit.
Teniserët që arritën të fitonin vendet e para në këtë turne ishin :
Olea Gjoka (U8) – VENDI I PARË
Joni Hima (U10) – VENDI I PARË
Diora Gjoka (U10) – VENDI I PARË
Joni Hima (U11) – VENDI I PARË
Ndërsa përveç katër vendeve të para, teniserët e klubit “HotShot” arritën të fitonin edhe një vend të dytë dhe dy vende të treta.
Turneu që u zhvillua këtë vikend në Pejë ishte për moshat deri në 11 vjeç në nivel të Kosovës. /Telegrafi/