Telegrafi

Klubi spanjoll ku aktivizohen Keidi Bare e Armand Sadiku del në fushë me fanella në mbështetje të Shqipërisë

Edhe bota e sportit është solidarizuar me Shqipërinë pas tërmetit të fuqishëm që ka goditur shtetin shqiptar.

Pas klubeve të mëdha italiane që dolën në mbështetje të Shqipërisë, një gjë e tillë ka ardhur edhe nga Spanja.

Është skuadra e Malagës që ka bërë fanella speciale para ndeshjes ndaj Numancias që po e zhvillojnë në udhëtim.

‘Lutemi për Shqipërinë’, ishte mesazhi që futbollistët e Malagës mbajtën në fanellat para fillimit të takimit.

Për skuadrën e njohur spanjolle aktivizohen edhe dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, mesfushori Keidi Bare dhe sulmuesi Armando Sadiku.

Klubi spanjoll ka publikuar videon ku shihen futbollistët në tunel para daljes në fushë me fanellat e bardha ku në të shkruhej në gjuhën angleze ‘Pray for Albania’.

Gjesti i skuadrës spanjolle është mirëpritur shumë nga shqiptarët të cilët kanë shpërndarë jashtëzakonisht shumë videon dhe kanë falënderuar Malagan për mbështetjen e tyre. /Telegrafi/