Klubi nga liga e dytë spanjolle Fuenlabrada ka konfirmuar se tani kanë 28 raste me COVID-19.
Nga 28 rastet, 12 anëtarë të tyre janë infektuar sot (e shtune, derisa 16 të tjerë janë infektuar ditë më parë.
Të gjithë lojtarët e infektuar (numri i tyre ende i pazbuluar) janë në vetëziolim që nga e premtja e kësaj jave.
📄 Comunicado oficial ➡️ https://t.co/568ryB2u7C pic.twitter.com/72T8LCHs0m
— CFFuenlabrada (@Fuenla) July 25, 2020
Lojtarëve nuk u është zbuluar emri nga Funelabrada, shkaku i privatësisë tyre dhe do të vazhdojnë të jenë të pazbuluar.
Situata te klubi është jashtë kontrollit dhe gjërat për ta nuk duken mirë, shkaku që ende nuk është e sigurt se sa anëtarë të tyre janë të infektuar.
Fuenlabrada do të dërgojë të gjithë në vetëizolim për 14 ditë, në mënyrë që të mos përhapet më shumë pandemia botërore. /Telegrafi/