Site icon Telegrafi

Klubi serb duhet të mendojë dy herë para se të bëjë thirrjeve anti-Kosovë

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA e ka dënuar Crvena Zvezdën e Beogradit.

Klubi nga Beogradi i Serbisë, është gjobitur me 40 mijë euro, teksa në ndeshjen tjetër të Ligës së Kampionëve duhet ta luajë me të paktën 10 mijë vende të zbrazëta në stadium.

Sipas organit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s, këto dy dënime i janë dhënë Crvena Zvezdës për sjellje diskriminuese të tifozëve.

Lexo po ashtu Derisa nderuan terroristët e vrarë në Banjskë - tifozët e Crvena Zvezdës bënë thirrje edhe për vrasjen e shqiptarëve

Sjelljet diskriminuese kanë ndodhur gjatë ndeshjes së Championsit me Young Boysin.

Nuk është saktësuar për cilat thirrje bëhet fjalë. Por me shumë mundësi bëhet fjalë për thirrjet “Kosova është Serbi” që janë dëgjuar pa nisur ndeshja e 4 tetorit. /Telegrafi/

Exit mobile version