Site icon Telegrafi

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

KH Rahoveci u mposht sot me rezultat 31:38 (e shtunë) në palestrën “Mizair Isma” nga ekipi rumun CS Minaur Baia Mare në kuadër të EHF European Cup.

Para se të vinin në Kosovë, zyrtarët e klubit rumunë kishin kërkuar nga KH Rahoveci masa shtesë të sigurisë pas ngjarjeve të fundit me Rumaninë në futboll.

Por drejtuesit e klubit rumun kanë mbetur të kënaqur me mikpritjen që iu bë në Kosovë dhe për këtë kanë falënderuar zyrtarët e KH Rahovecit.

“Drejtuesit e klubit tonë kanë kërkuar masa shtesë mbrojtëse dhe kanë marrë garanci para ndeshjes se ato do të merren”.

Lexo po ashtu KH Rahoveci pëson humbje nga skuadra rumune në ndeshjen e parë

“Pas ndeshjes, skuadra jonë tha se tifozët u sollën në mënyrë shembullore dhe për këtë falënderojmë rahovecianët”, thuhej në komunikatën e klubit rumun.

Kujtojmë se ndeshja e kthimit mes Rahovecit dhe CS Minaur Baia Mares do të luhet më datë 30 nëntor me fillim nga ora 15:00./Telegrafi/

Exit mobile version