Në këtë kohë krize të krijuar nga pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, u bën thirrje të gjitha institucioneve si atyre lokale dhe qendrore të Kosovës që të përkrahin prodhimet vendore në të gjitha blerjet publike.
Klubi i Prodhuesve në vazhdimësi ka bërë thirrje që institucionet e vendit që duhet t’i japin përparësi prodhimeve vendore gjatë prokurimit publik, kur dihet që kjo praktikë zbatohet në shumicën e vendeve të regjionit dhe në vendet e BE-së.
“Me gjithë sakrificat, prodhuesit kosovar po vazhdojnë prodhimin përkundër humbjeve të cilat po përballen, ata po ashtu kanë shprehur gatishmërinë që të punojnë vetëm për kauzën e përbashkët të mbrojtjes së prodhimeve vendore. Prandaj, Klubi i Prodhuesve ju bënë thirrje të gjithëve që të përkrahin prodhimin vendor, pasi që prodhimit vendor sot më shumë se kurrë i nevojitet përkrahja jonë”, thuhet në apelin e KPK-së. /Telegrafi/