Klubi i Prodhuesve ka bërë të ditur se të mërkurën do të nis ndihmat e para për të prekurit e tërmetit në Shqipëri.
Sipas një njoftimi, Klubi i Prodhuesve duke i përcjellë me shqetësim ngjarjet mbi tërmetin e madh që shkaktoi tragjedi mbi Shqipërinë, është mobilizuar që nesër të dërgoi kontigjentet e para të ndihmës për të gjithë të prekurit nga kjo katastrofë natyrore.
“Anëtarët e Klubit të Prodhuesve vetëm kanë mbledhur ndihmat e para e që janë artikuj të ndryshëm ushqimor, dyshek dhe produkte të ndryshme të sanitarisë, të domosdoshme për të prekurit nga tërmeti”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, në orët e hershme të mëngjesit të së martes, dy tërmete të fuqishme kanë goditur Shqipërinë.
Tërmeti i parë është regjistruar në orën 04:00 me shkallë të Rihterit 6.4 në Durrës, ndërsa i dyti ishte me magnitudë 5.4 shkallë të Rihterit dhe u regjistrua në ora 07:10. /Telegrafi/