Klubi i Prodhuesve të Kosovës, së bashku me përfaqësues të Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë u takuan me Presidentin e Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet tregtare në mes të prodhueseve mbarëkombëtar, si dhe për sfidat e rajonalizimit të ekonomive dhe sfidat e integrimit në një treg të unifikuar.
Presidenti Meta, shprehu përkrahjen për të gjithë prodhuesit mbarëkombëtar dhe shprehu dëshirën që këto takime të jenë më të shpeshta./Telegrafi