Telegrafi

Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon Konventën e Parë të Prodhuesve

Klubi i Prodhuesve të Kosovës është duke organizuar Konventën e Parë të Prodhuesve.

Qëllimi kryesor i Konventës së Prodhuesve është fuqizimi i sektorit të prodhimit dhe promovimi i produkteve “Made in Kosova”. Rritja e qasjes së këtyre produkteve në tregjet e huaja si dhe qasja në edukim dhe aftësimi profesional i të rinjve do të jenë temat kryesore të kësaj konvente të cilat do të zhvillohen nëpërmjet sesioneve të ndryshme të kësaj konvente.

Pjesëmarrës të kësaj konvente do të jenë prodhues dhe përfaqësues të bizneseve, përfaqësues të qeverisë dhe institucioneve shtetërore, përfaqësues të organizatave joqeveritare, donatorë të ndryshëm dhe përfaqësues të ambasadave.

Konventa e Prodhuesve do të mbahet me 29 dhe 30 nëntor 2018, në Hotelin Emerald. /Telegrafi/