Telegrafi

Klubi i Prodhuesve të Kosovës organizon edicionin e pestë të Green Business Expo

Klubi i Prodhuesve të Kosovës po organizon edicionin e 5-të të Green Business Expo, i cili këtë radhë do të jetë tërësisht virtual.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ky edicion do të jetë i disponueshëm në gjuhën shqipe dhe angleze dhe do të vijë me një koncept inovativ dhe në nivel me panairet virtuale ndërkombëtare, ku pjesëmarrës do të jenë kompani nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Sektorët të cilët do të jenë pjesë këtë edicion janë: ndërtimi dhe eco-enterieri, efiçienca e energjisë, energjia e ripërtërishme dhe riciklimi.

“Ky panair për pesë vite radhazi është një ndër aktivitetet më të rëndësishme për Bizneset e Gjelbra në Kosovë dhe i cili ofron një platformë të rrjetëzimit të këtyre bizneseve, institucioneve qeveritare, donatorëve dhe të gjithë akterët relevant”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/