Telegrafi

Klubi i Prodhuesve: Përkrahim vendimin për rezervat shtetërore, produktet të janë ‘Made in Kosova’

Foto: Ilustrim

Klubi i Prodhuesve të Kosovës njofton se përkrahin vendimin e Qeverisë së Kosovë që rezervat shtetërore të përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, ku u nda një buxhet prej 10 milionë eurove.

Sipas KPK-së, në kohën kur luhatjet e fundit të çmimeve në tregjet botërore, blerja e rezervave shtetërore është e domosdoshme për stabilitetin e tregut vendor.

“Klubi i Prodhuesve kërkon nga Qeveria e Kosovës që blerjet për rezervat shtetërore të bëhen me prodhimet vendore, pasi që konsiderojmë që Kosova prodhon mjaftueshëm produkte esenciale që të jenë pjesë e rezervave shtetërore. Njëkohësisht me blerjen e produkteve ‘Made in Kosova’, përkrahen vetë prodhuesit vendor dhe qëndrueshmëria ekonomike e vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që rezervat shtetërore të përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Gjatë mbledhjes gjithashtu është marr vendimi që të ndahen 10 milionë euro për rezervat shtetërore. /Telegrafi/