Klubi i Prodhuesve ka filluar iniciativën e Rrjetit të Etiketave Private (Private Label Network Kosovo), që synon të mbështesë, zhvillojë dhe promovojë prodhuesit e etiketave private.
Në njoftimin e bërë për media thuhet se “Etiketat Private (Private Label) janë një nga fenomenet më interesante në tregjet e zhvilluara, ku viteve të fundit kanë përjetuar një evolucion të fuqishëm”.
Pikërisht për këtë fakt, Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka filluar këtë iniciativë e cila synon që të:
• Familjarizoj prodhuesit kosovar me këtë koncept.
• Të rris eksportin e produkteve vendore duke gjetur tregje të reja për prodhuesit.
• Të zhvilloj trajnime për kompanitë të cilat angazhohen me private label.
• Promovimin e kompanive të cilat merren me private label.
• Të zhvilloj strategji të rritjes së biznesit përmes private labels.
• Rris bashkëpunimin në mes të prodhuesve, shitësve me shumicë/pakicë.