Site icon Telegrafi

Klubi pezullon njërin nga futbollistët kryesor të Përfaqësueses së Kosovës

Hekuran Kryeziu është pezulluar përkohësisht nga klubi i tij, Luzern, por arsyeja është vërtet e çuditshme.

Dje Luzern barazoi 2-2 ndaj Sionit në kampionat, por mesfushori 23-vjeçar nuk ishte as në formacion e as në stol.

Ndërkaq, futbollisti i përfaqësueses së Kosovës u pa i qetë në tribunë, por klubi nuk raportoi asnjë dëmtim.

Lexo po ashtu Kosova grumbullohet në Prishtinë për ndeshjen me Kroacinë

Pas këmbënguljes së gazetarëve, u zbulua gjithçka: Kryeziu u pezullua nga trajneri Markus Babel për shkak se nuk u paraqit në mbledhjen e paradites së djeshme, në orën 10.

Hekurani u paraqit rreth orës 10.25, pa njoftuar më parë për vonesën e tij, çka zemëroi trajnerin Babel, i cili e përjashtoi nga skuadra dhe e ka urdhëruar të stërvitet me të rinjtë e klubit.

Në fakt, Kryeziu zbulon arsyen e vonesës dhe pse nuk njoftoi. “Kishte fjetur më shumë sesa duhet dhe kishte harruar të vendoste alarmin për zgjim, duke u kujtuar shumë vonë për mbledhjen”.

Megjithatë, pezullimi vlen vetëm për ndeshjen me Sionin, pasi futbollisti kosovar pritet që përsëri nga ndeshja e ardhshme të jetë pjesl e skuadrës. /Telegrafi/

Exit mobile version