Site icon Telegrafi

Klubi për bajata

Presidenti i këtij klubi është 70 vjeçari, Leland Carlson, i cili jeton në Londër. “Ne nuk jemi program për ndihmë me 12 hapa. Ne kemi vetëm dy hapa – e pranojmë se jemi bajat dhe ashtu do të mbesim”, thotë Carlson.

Njëri prej argëtimeve të rralla të Klubit është paraqitja e njohurive se nga cila anë lëvizin shiritat për bagazhe nëpër aeroportet e mbarë botës. Klubi momentalisht në faqen e vet të internetit ka regjistruar mbi 400 shirita ku dëshmohet edhe drejtimi i lëvizjes së tyre.

Edhe pse sipas psikoterapeutës Lauren Mackler njerëzit janë bajat si pasojë e ndonjë traume në fëmijëri, Leland Carlson thotë se kurrë nuk ka pasur kurrfarë probleme. Jeta e tij ka qenë gjithmonë e mërzitshme dhe bajate – mu ashtu si i pëlqen atij. /Telegrafi/
 

Exit mobile version