Site icon Telegrafi

Klubi padit striptizeren e cila gënjeu për moshën

Avokati i klubit teksasian të striptizit “Cheetah” në Corpus Christi, Alan Jaffe, pohon se drejtoria e klubit nuk e ka ditur se vajza është e mitur, posaçërisht pasi që ia kanë parë gjinjtë e saj.

“Ka ardhur në klub me fustan të shkurtër dhe take të larta. Është dukur si modele nga ndonjë garë e bukurisë. Ne jemi këtu viktimat”, ka thënë Jaffe.

Mediat amerikane kanë njoftuar se si një vajzë anonime është kidnapuar, keqtrajtuar seksualisht dhe është shtyrë të punoj në klub me dhunë me kartë të rrejshme identiteti.

Supozohet se 48-vjeçari Leslie Campbell e ka keqtrajtuar për një javë rresht vajzën. Ajo kishte ikur derisa Campbell po bënte dush dhe u është kthyer prindërve të saj në San Antonio. Sipas padisë, me të cilën klubi kërkon dëmshpërblim, prindërit “nuk e kanë ruajtur mirë” vajzën e tyre.

Exit mobile version