Vendi ynë vazhdon të përfaqësohet në mënyrën më të mirë nga sportistët dhe sportistet tona në arenën ndërkombëtare.
Pas xhudos, boksit, futbollit, karatesë e sporteve të tjera, tani edhe noti ka arritur suksese në arenën ndërkombëtare.
Klubi i notit Prishtina ka marrë pjesë në garën ndërkombëtare ’16th Meeting Jeunes de Saint-Dizier’ në Francë, garë e cila mirëpret yje nga e gjithë bota.
E nga kjo garë ndërkombëtare klubi i notit Prishtina ka marrë pjesë me tre notues në grupmosha të vitit 2009 dhe më të ri.
Lea Aliu ka shkëlqyer në këtë garë ndërkombëtare duke fituar tre medalje të arta dhe tre të tjera të argjendta.
14-vjeçarja ka thyer rekorde personale dhe është renditur e katërta në ranglistën e përgjithshme të garës.
Garuesit që morën pjesë për herë të parë në gara ndërkombëtare janë Erda Abazi dhe Dastid Ymeri te cilët patën paraqitje të mirë duke përmirësuar kohët e tyre personale. /Telegrafi/