Telegrafi

Klubi nga La Liga po punon në transferimin e Van de Beek

Real Sociedad është i interesuar të nënshkruajë me Donny van de Beek nga Manchester United, sipas Fabrizio Romano.

Sociedad përfundoi i katërti në La Liga sezonin e kaluar dhe do të marrë pjesë në fazën paraprake të Ligës së Kampionëve.

Negociatat janë duke vazhduar, por ende nuk ka marrëveshje për formulën e marrëveshjes dhe kushtet personale.

Lexo po ashtu Manchester United po kërkon blerës për Van de Beek, dy opsione interesante për holandezin

Raportohet se do të kërkohet një pagesë prej 23.3 milionë euro për të përfunduar një transferim, një humbje e konsiderueshme për United që e nënshkroi atë në verën e vitit 2020 për 39 milionë euro.

Sipas FootballTransfers, reprezentuesi holandez, i cili është nën kontratë deri në vitin 2025, vlen vetëm 13.3 milionë euro – shumë më poshtë se çmimi i kërkuar i United.

Koha e Van de Beek në Angli ka qenë një zhgënjim i padyshimtë, të paktën pjesërisht për shkak të lëndimeve.

Ai ka luajtur vetëm 2,131 minuta për Unitedin e shpërndarë në 60 ndeshje, ndërkohë që edhe një periudhë huazimi te Everton nuk i ka ndihmuar. /Telegrafi/