Aktiv dhe gjithmonë me risi e duke sjellur senzacione të reja, klubi më i suksesshëm shqiptar i të gjitha kohërave, Duplex Club, operon qe nëntë vjet në Prishtinë.
Përgjatë kësaj kohe, me lokacione të ndryshme mirëpo gjithmonë i njohur si qendra e jetës së natës dhe sinonim i kënaqësisë, ka mbledhur rreth vetës musafir të të gjitha trojeve shqiptare, nga Diaspora, e edhe më gjërë, për vite me radhë, duke ju dhuruar atyre netët më të paharrueshme.
Më 21 Maj 2013, Duplex Club është zgjedhur një ndër klubet më të mira në botë për vitin 2013 dhe ka fituar çmimin “FashionTV Nightlife Award”. E gjthë kjo ka ardhur si rezultat i punës së palodhshme dhe kulitetit të lartë të mbajtur ndër vite, qysh nga ekzistenca e tij.
Në pranimin e këtij çmimi kaq me rëndësi, Ardian Hoxha, pronar i Duplex Premium tha: “Jemi të lumtur për këtë nder që na u bë sonte. Ne sonte nuk prezentojmë vetëm klubin tonë, por gjithë shqiptarët, sepse janë ata që me pjesmarrjen e tyre nëpër evente, e kanë shndërruar klubin tonë në sukses. Bashkë, ndër vite, kemi treguar që kemi kulturë festimi dhe dijmë të krijojmë klube të nivelit botëror”
Këtë vit, klubi i natës në fjalë ka ardhur me emërtim të ri, Duplex Premium. Duplex Premium ofron një qasje të re të jetës së natës në vend, duke i kuruar me shumë kujdes dhe përpikmëri secilën festë dhe event. I ndodhur në zemër të qytetit, me një enterier që është jashtë çdo krahasimi, dhe një terasë të këndshme, ofron më shumë se një ftesë për të festuar. E bën biznesin më të bukur, takimet të paharrurshme si dhe eventet e veçanta spektakolare.
Kreativ dhe inovativ në qasje, Duplex Premium e zbukuron eksperiencën tuaj, sepse ekipi profesional bën magjinë e tyre për të siguruar kënaqësinë tuaj.
Shërbimi i shkëlqyeshëm dhe vëmendja e stafit për detaje krijon një atmosferë të ngrohtë dhe mikëpritëse. Gjithashtu, me dukje të re çdo ditë, Duplex Premium e kultivon konceptin e të ofruarit kënaqësi dhe kualitet për secilin klient.
Këtë verë, si pasojë e kërkesës së shumtë të musafirëve, Duplex Premium ka mbajtur të hapura dyert 7 ditë në javë, duke u bërë klubi i vetëm me frekuentim dhe kërkesë kaq të madhe ne treg. Fotot dhe videot e postuara nëpër rrjetet sociale, komentet nga të pranishmit, dhe buja e madhe e këtij klubi të natës, na bën që me gjithë gojë dhe bindje të themi se është më i suksesshmi i të gjitha kohërave.