Telegrafi

Klubi mbështet Gianfranco Zolan

West Hami ka pësuar një varg humbjesh të cilat kulmuan me ndeshjen e fundit kundër Wolverhampton në Upton Park, kur çekanët u mposhtën me rezultat 3-1. Edhe pse u spekulua për një largim të italianit, klubi duket se qëndron prapa tij.

“Ne jemi 100% prapa menaxherit. Nuk ka kurrfarë ndryshimesh. Të gjithë kemi biseduar me të pas ndeshjes për të parë se çka mendon. Paraqitjet në ndeshjen kundër Wolves ishin shumë shqetësuese”, ka thënë Sullivan për Guardian.

“Nuk mund të luajmë përsëri kështu, jam i sigurt se menaxheri do të bëjë ndryshime për ndeshjen kundër Stoke të shtunën dhe jam i sigurt se do të luajmë shumë më mirë”, ka shtuar pronari i klubit./Telegrafi/