Site icon Telegrafi

Klubi i leximit “Dukagjini Book Club” ju mirëpret me datën 23 korrik

Sikurse edhe javëve të tjera edhe këtë javë do të mbahet klubi i leximit në Librarinë Dukagjini në bashkëpunim me autorin Azem Deliu. Në ndryshim me javët e tjera, takimi do të mbahet me datën 23 korrik, ditën e enjte, në ora 17:00.

Këtë javë do të diskutohet libri “Dita e Mbetur” nga nobelisti Kazuo Ishiguro, ky vendim i cili është marrë në bashkëpunim me anëtarët e klubit të leximit në grupin, i cili është në rrjetin social Facebook.  Për më tepër, lexuesit të cilët anëtarësohen në këtë link kanë mundësinë të blejnë librin “Dita e Mbetur” me 25% zbritje.

Ndërsa, për t’a konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në këtë takim ju mund të regjistroheni në këtë link.

Ngjarjet e këtij romani rrëfehen nga mazhordomi Stivens, i cili për më shumë se tridhjetë vjet ka jetuar në Darlington Holl, rezidenca madhështore e lordit Darlington. Stivensi rrëfen një pjesë të jetës së tij, diku nga mesi i viteve ’30, një periudhë e ngarkuar për të personalisht, por edhe për historinë e Anglisë dhe të Evropës.

Punëdhënësi i tij është një personazh publik, tejet i angazhuar edhe politikisht. Stivensi, nga ana tjetër, nuk ka njohuri të thella mbi çështje të ndërlikuara politike. Ai është njeri i përmbajtur, i cili krenohet me sjelljen e tij prej xhentëlmeni të mirëfilltë dhe të vetmen përparësi ka t’i shërbejë sa më me dinjitet punëdhënësit të tij.

Ju mirëpresim me datën 23 korrik në Librarinë Dukagjini!

Exit mobile version