Telegrafi

Klubi kundërshtar kërkon që kupa t’i dhurohet Chapecoenses

Pas aksidentit tragjik me aeroplan, ku kanë humbur jetën pothuajse e tërë skuadra e klubit Chapecoense, e gjithë bota e futbollit është solidarizuar me klubin brazilian.

Lajmi i tmerrshëm që ka tronditur tërë botën, ka goditur më së rëndi ekipin e Chapecoenses, transmeton KP.

Në bordin e aeroplanit ishin e gjithë skuadra braziliane që udhëtonte drejt Kolumbisë për t’u përballur me Atletico Nacional në kuadër të finales së Kupës së Amerikës së Jugut.

Lexo po ashtu Për shkak të lëndimit, sulmuesi shpëtoi nga vdekja

Siç raportojnë mediat në Kolumbi, klubi i Atletico Nacional ka kërkuar nga CONMEBOL, që trofeu t’i dhurohet Chapecoenses, si nderim ndaj pjesëtarëve të klubit që humbën jetën në këtë aksident tragjik.

Një gjest madhështor ky i Atletico Nacional, por që pritet ende të shihet se cili do të jetë vendimi i Federatës së Futbollit të Amerikës Jugore, për trofeun e dytë më prestigjioz në këtë kontinent.

Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES