Site icon Telegrafi

Klubi kroat krenohet me shqiptarët

Lokomotiva e Zagrebit ka uruar publikisht tre pjesëtaret e saj, Endri Cekici, Eros Grezda dhe Herdi Prenga për thirrjen e tyre në Kombëtaren e Shqipërisë.

Kujtojmë që për Grezdën kjo do të jetë hera e tij e parë por mëse e merituar pas paraqitjeve të shkëlqyera gjatë këtij sezoni në Kroaci.

“Jemi krenarë që tre lojtarë tanët, Herdi Prenga, Endri Cekici dhe Eros Grezda kanë marrë ftesa për kualifikueset e Shqipërisë U­21.

Shqipëria do të luajë ndaj Greqisë me 24 mars dhe Hungarisë me 28 mars 2016!”

Exit mobile version