Kocaelispor po i afrohet rënies nga kategoria pas humbjes nga Boluspor në xhiron e 23-të të ligës së dytë të Turqisë.
Prandaj klubi ka vendosur që të therin një kurban para stërvitjes së sotme.
Të pranishëm në fushë ishin lojtarët dhe stafi profesional, të cilët nuk kanë fituar në shtatë ndeshje radhazi në kampionat.
Më këtë gjë ata donin që të mos kishin lëndime dhe që skuadra të përmirësonte formën e saj.
Hazırlıklarımız devam ediyor. ??⚽️
? Takımımız, antrenman öncesinde kurban kesti. pic.twitter.com/qZajxzxA1L
— Kocaelispor (@Kocaelispor) February 9, 2022
Gjesti i tyre shkaktoi reagime të shumta, si pozitive ashtu dhe negative.
Koacelispor aktualisht ndodhet në pozitën e 15-të në tabelë, me vetëm një pikë më shumë se zona e rënies.
Më poshtë tyre janë katër skuadra në zonën e rënies, tre prej të cilave kanë shanse të mira për të luftuar për mbijetesë, ndërsa deri në fund kanë mbetur edhe 14 raunde. /Telegrafi/