Klubi pak i njohur Meixian Techand e ka siguruar pjesëmarrjen në Superligën kineze pas fitores me rezultat 1-0 ndaj Shenzhen Ledman.
Skuadra pak e njohur Meixian Techand pas fitores, në dhomën e zhveshjes kanë marrë preminë fituar nga klubi në vlerë prej 3 milionë funtesh.
Lojtarët nuk janë kursyer dhe kanë bërë foto të shumta në stilin Floyd Mayweather, para një shumë të mëdha të gatshme.
Skuadra kineze fitoi me rezultat 1-0 të dielën.
Ye Weichao ka shënuar golin e vetëm në këtë ndeshje, ndërsa pas dy ndeshjes rezultati i përgjithshëm ishte 3-1.
Por duket se gëzimi në ngritjen e një niveli u zëvendësua së shpejti me gëzim për pasurinë e fituar dhe paratë që kishin para sysh.
Sport Illustrated shkuan se secili lojtar ka marrë bonos afër tre milionë euro.
Nuk është e shumë e madhe duke e pasur parasysh se sa janë fitimet e lojtarëve si Ezequiel Lavezzi dhe Demba Ba.
Një lojtar u fotografua në një mal të parave të gatshme, ndërsa një tjetër i mbante në dorë. Normalisht që fytyra e tyre ishte e qeshur.
Ofertat e mëdha për lojtarët kanë rënë dhe duke e marrë parasysh këtë, pronarët e klubit e parë të arsyeshme që parat tua japin lojtarëve aktual. / Telegrafi/