Thomas Tuchel ka thënë se vendimi i Chelseat për shkarkimin e Graham Potter nuk ishte befasi për të, sepse “klubi ka ndryshuar shumë” në 12 muajt e fundit.
Strategu gjerman ishte në krye të Bluve kur ndodhi ndryshimi në kryesinë e klubit në vitin 2020, kur Roman Abramovich ia shiti një konsorciumi të kryesuar nga Todd Boehly.
Edhe pse e kishte fituar Ligën e Kampionëve, Tuchel u shkarkua nga posti në shtatorin e kaluar, ndërsa tash klubi anglez shkarkoi një trajner tjetër pas 31 ndeshjeve të drejtuara.
“I pashë lajmet shumë vonë mbrëmë. Koha koincidoi me takimin tim këtu. Më pëlqeu shumë puna atje dhe formova miqësi për gjithë jetën. Por, klubi ka ndryshuar shumë, kështu që nuk shkaktoi emocione të mëdha tek unë”, është përgjigjur trajneri i ri i Bayern Munichut kur është pyetur në lidhje me shkarkimin e Potter.
Në sezonin e parë në epokën e Boehlyt, Chelsea pozicionohet në vend të 11-të në renditjen tabelare, është eliminuar herët dy kupat vendore, ndërsa luan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/