Telegrafi

Klubi ka miliona, por Ederson i mori një palë çorape hua te Crystal Palace pasi të tij ishin të ngjashme me ekipin vendas

Vëmendje të madhe sot tërhoqën çorapet e veshura nga portieri i Manchester City, Ederson Moraes në ndeshjen kundër Crystal Palace.

Qytetarët fituan 1-0 si mysafir i Crystal Palace dhe tani janë dy pikë diferencën ndaj liderit Arsenal. Megjithatë, ndeshja e sotme nuk ishte pa probleme.

Edhe pse Ederson mbajti rrjetën e tij, në fund Man City mezi arriti të fitojë me golin e Erling Haaland nga pika e bardhë në fund.

Por një detaj tërhoqi shumë vëmendje në rrjetet sociale. Tifozët vunë re se Ederson ka devijuar nga kombinimi i tij i zakonshëm dhe ka veshur çorapet e klubit kundërshtar. Arsyeja është paksa e çuditshme.

 

Gjegjësisht, çorapet e Edersonit, të cilat ai kishte planifikuar t’i vishte në këtë ndeshje, ishin në të njëjtën ngjyrë me fanellën vendase të Crystal Palace sot.

Sipas rregullores, ai duhej të vishte një ngjyrë të ndryshme nga ajo që kishin veshur lojtarët e skuadrës kundërshtare.

Lexo po ashtu Man City fiton te Crystal Palace dhe vazhdon presionin kundrejt Arsenalit

Kështu, Ederson e gjeti veten në telashe dhe iu desh të merrte hua nga Palace, të cilët i dhanë atij një palë.

Ndonëse është një nga klubet më të pasura dhe më të organizuara, Man City me këtë gjest tregoi se edhe në një ambient të tillë nuk mendojnë realisht për gjithçka para ndeshjes. /Telegrafi/