Klubi i Tenisit Peja në mbështetje të Federatës së Tenisit të Kosovës dhe Komunës së Pejës ka organizuar turneun Peja Juniors U-12 ku morrën pjesë tenistët dhe tenistet me të mirë kosovar të kësaj grumposhe që me të drejtë llogariten si shpresat e tenisit kosovarë.
Me paraqitjen e treguar në terenet e tenisit ”Karagaç” vajzat dhe djemtë të kësaj grupmoshe kanë kënaqur dashamirët e tenisit.
Në konkurencën e vajzave vendi i pare i takoi anëtares së KT Rilindja, Vesa Gjinaj e cila në finale ishte më e mirë se Aja Broqi e KT Peja ndërsa në konkurencën e meshkujve për shkak të rreshjeve të shiut nuk është zhvilluar meçi final në mes të Bleron Ukëhaxhaj (KT NIC) dhe Melos Nallbanit (KT Peja), meç ky i cili pritet të zhvillohet gjatë ditëve të ardhshme.
Me prezencën e tyre turneun e madhështuan kryetari i FTK-së, Shkëlzen Domi dhe drejtori i Financave në Komunën e Pejës, Jeton Abazaj.
Turneu në konkurencën e vajzave është zhvilluar në round-robin + meçi final ndërsa tek djemt me sistem eliminimi.
Rezultatet (vajzat) :
Vesa Gjinaj (Rilindja) – Forta Morina (Rilindja) 4/0 , 4/0
Aja Broqi (Peja) – Arba Dança (Rilindja) 4/1 , 4/0
Vesa Gjinaj (Rilindja) – Arba Dança (Rilindja) 4/0 , 4/0
Aja Broqi (Peja) – Forta Morina (Rilindja) 2/4 , 5/4 (7-5) , 12-10 (super tie-break)
Forta Morina (Rilindja) – Arba Dança (Rilindja) 4/1 , 4/0
Finalja: Vesa Gjinaj (Rilindja) – Aja Broqi (Peja) 6/0 , 6/1.
Rezultatet (djemtë), 1/4 e finales:
Bleron Ukëhaxhaj (NIC) – Leonit Nushi (Sporek) 6/1 , 6/0
Drinor Shamolli (Prishtinë) – Bardh Ahmetaj (Prizren) 7/6 , 6/1
Yll Berisha (Ril/Prishtinë) – Fresk Sylhasi (Prishtinë) 7/5 , 6/2
Melos Nallbani (Peja) – Arbin Koro ( Prizren) 6/0 , 6/0 1/2 e finales:
Bleron Ukëhaxhaj (NIC) – Drinor Shamolli (Prishtinë) 6/2 , 6/1
Melos Nallbani (Peja) – Yll Berisha (Ril/Prishtinë) 6/0 , 6/3