Site icon Telegrafi

Klubi i Prodhuesve nënshkruan memorandum bashkëpunimi me MTI-në

Klubi i Prodhueseve të Kosovës të enjten ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, qëllimi i së cilës është bashkëpunimi dhe realizimi i projekteve të përbashkëta që kanë për synim rritjen e konkurrueshmërisë së sektorit të prodhimit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Kjo marrëveshje bashkëpunimi ka ardhur si nevojë e përkrahjes dhe ndihmesës së sektorit të prodhimit në një sërë fushash, duke qenë se kompanitë prodhuese sot përballën me probleme të shumta të cilat fillojnë që nga konkurrenca jo e drejtë, vështirësitë në qasjen e produkteve të tyre në tregjet e jashtme, e shumë probleme tjera.

Memorandumi i nënshkruar sot do t’i mundësoi prodhuesve që të kenë më shumë njohuri rreth projekteve të ndryshme të cilat kanë të bëjnë me mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme prodhuese, për mundësitë dhe lehtësirat rreth eksportit të produkteve të tyre, si dhe do të krijojë mundësinë që produktet “Made in Kosova” të njihen më shumë edhe në vendet tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version