Pas njoftimit për bashkëpunimin e Nerazzurrëve me Mkers, agjencia më e madhe e eSports në Itali, ka konfirmuar tre lojtarët profesionistë që do të mbrojnë ngjyrat e Nerazzurrëve në ngjarjet e KONAMI gjatë sezonit 2022/23.
Skuadra e re e Inter Esports do të debutojë në skenën kryesore të Esports Arena të dielën më 27 nëntor.
Ata do ta bëjnë këtë në Milan Games Week & Cartoomics gjatë ngjarjes së ardhshme të organizuar nga KONAMI, Partneri Global i Klubit për Videolojërat e Futbollit.
Ky është viti i tretë që Interi do të marrë pjesë në Milan Games Week & Cartoomics, duke konfirmuar angazhimin e tyre ndaj Esports.
Rosario Accurso (Npk) nga Italia, Mehrab Emailian (MeroMen) nga Gjermania dhe Christopher Maduro Morais (Christopher_M_M), janë tre lojtarët profesionistë që do ta përfaqësojnë Interin në turnetë video-lojës e eFootball të Konami. /Telegrafi/