Qyteti ukrainas i Dnipros duket sikur i mallkuar për futbollin, pasi pas klubit Dnipro Dnipropetrovsk, i cili u shua në vitin 2019, i njëjti fat mund të përcjell edhe klubin pasardhës SK Dnipro-1.
Dnipro-1 ka kohë që jeton në borxhe, praktikisht i gjithë stafi teknik është larguar nga klubi, dhe gjykuar nga faqja e specializuar Transfermarkt, ekipi ende përbëhet nga vetëm tre lojtarë.
Dje (e hënë) ka mbërritur konfirmimi i parë zyrtar i situatës në klub, pasi Dnipro-1 duhej të luante me Puskas Academy në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, por ato ndeshje nuk do të luhen.
Ukrainasit i dorëzuan të dyja ndeshjet dhe vendimi u konfirmua nga vetë UEFA dhe i dha dy fitore ekipit hungarez me rezultat 3-0.
Ky lloj epilogu krijoi problem për Austria Vienna, e cila e monitoroi situatën me kujdes të veçantë.
🚨
UEFA finally declares that Dnipro-1’s 🇺🇦 matches vs Puskas Akademia 🇭🇺 are forfeited (0-3 both legs).Had they done this before 2:00 pm today, Austria Wien 🇦🇹 would’ve been seeded, and Puskas Akademia unseeded in the UECL-Q3 draw. pic.twitter.com/HeDtfib6kL
— Football Meets Data (@fmeetsdata) July 22, 2024
Nëse Dnipro-1 do t’i dorëzonte ndeshjet dje para orës 14:00, Austria do të ishte vendosur në raundin e tretë kualifikues, por meqenëse klubi ukrainas paraqiti kërkesën rreth orës 18:00, fati shkoi te Puskas Akademy.
Interesant është fakti se Dnipro-1 shiti sulmuesin Artem Dovbik te Girona për tetë milionë euro vetëm një vit më parë, kështu që rrethanat në të cilat klubi u soll në gjendjen aktuale janë shumë të diskutueshme. /Telegrafi/