Jalen Miller Blesa po zhvillon një sezon shumë të mirë te FC Prishtina, duke dhuruar spektakël me gola dhe asistime.
Ai deri më tani ka shënuar 7 gola dhe ka duruar 3 asistime për shokët e skuadrës.
Forma e tij e mirë ka bërë që shumë klube të shprehin interesim për sulmuesin me shtetësi spanjolle dhe amerikane.
Njëri ndër ta është Oleksandriya që bën gara në elitën e futbollit ukrainas, shkruan Telegrafi.
Madje klubi ukrainas ka dërguar dy oferta deri më tani në drejtim të Prishtinës, pasi e para fillimisht ishte refuzuar.
Tani mbetet në dorën e Prishtinës se a do ta pranojë ofertën e dytë që e ka në tavolinë.
Oleksandriya mban vendin e 13-të në renditje me 13 pikë të tubuara nga 14 ndeshje. /Telegrafi/