Telegrafi

”Klubi Elita” fiton kontestin gjyqësor për objektin e qendrës arsimore në Çair (Facebook)

Kryetari i klubit ELITA, Zejd Rexhepi, sot ka bërë të ditur se është fituar beteja gjyqësore e tij ndaj Komunës së Çairit, për objektin e klubit, që sipas tij, ”u uzurpua para 16 muajve nga banda e Çairit nën urdhërin e Izet Mexhitit”, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në profilin e tij në Facebook, Rexhepi thotë se dita e sotme është dita e fillimit të rënimit të mafias urbane dhe krimit të organizuar të Izet Mexhitit, pasi që Gjykata e Shkupit vendosi që t’ia kthej objektin shoqatës ”Klubi Elita”.

Ndryshe, Zejd Rexhepi është njëri nga themeluesit e Lëvizjes BESA./Telegrafi/

NGA ÇAIRI FILLOI RËNIMI I KULLËS SË KRIMIT DHE MAFIAS URBANEDita e sotme ishte ditë e premte (ditë e bekuar për…

Posted by Zejd Rexhepi on Freitag, 27. Mai 2016