Kryetarja e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë, ka propozuar që Klubi i deputeteve të Maqedonisë të ftojë deputetet e Greqisë në bashkëpunim. Sipas saj, kjo do të ishte mision i vullnetit të mirë dhe vendosjes së marrëdhënieve miqësore mes grave të Greqisë dhe Maqedonisë.
“Nuk ka pasur sukses deri tani në formimin e grupeve për miqësi, ndoshta çelësi është në duar të grave. Propozoj t’ua shtrijmë dorën Klubit të deputeteve greke dhe t’i ftojmë për bashkëpunim”, thotë Popovska, përcjell Telegafi Maqedoni.
Ajo më tej shton se si Klubi i parë në rajon i Maqedonisë për gratë, është shembull për grupet tjera. Ajo thotë se ky Klub ka dëshmuar se gratë mund të bashkohen për çështje të rëndësishme./Telegrafi/