Ainsley Maitland-Niles është emër i panjohur për njerëzit jashtë Anglisë, por bëhet fjalë për një talent të madh, që këtë sezon ka shkëlqyer tek Ipswich Town, ku është i huazuar nga Arsenali.
Vetëm 18 vjeç, ky futbollist është një yll edhe me kombëtaret e moshave në Angli, por karriera e tij mund të marrë për ters.
I gjithë faji është i mamasë së tij, një personazh mjaft negativ, siç ndodh shpesh me prindërit, që futin hundët edhe aty ku nuk u lejohet.
Mamaja e mesfushorit ka qenë arsyeja që Ipswich e ka nxjerrë jashtë skuadre, duke e urdhëruar mesfushorin të kthehet në Londër, për shkak të një telefonate të së ëmës.
Me një gjuhë vulgare dhe shumë ofenduese, mamaja e 18-vjeçarit kishte lënë një mesazh në sekretarinë telefonike të trajnerit Mick McCarthy, pasi ky nuk e kishte lejuar djaloshin të shkonte në Londër për një festë.
E pas kësaj klubi ka vendosur që ta përzë lojtarin dhe tani nuk dihet se a do ta mbajë Arsenali.