Site icon Telegrafi

Klubi i Biznesit: Sulmi ndaj sektorit privat është sulm ndaj zhvillimit

Klubi i Biznesit ka reaguar sot për siç thonë sulmin ndaj sektorit privat, gjersa kërkojnë që të ndalet linçimi ndaj bizneseve.

Në reagim thuhet se nuk duhet që të harrohet fakti që kontribuuesi kryesor i buxhetit të shtetit është sektori privat.

Lexoni të plotë, pa ndërhyrje reagimin e Klubit të Biznesit:

Sulmi dhe denigrimi që i bëhet njërit nga anëtarët tanë themeltarë, z. Blerim Devolli, është i ulët, i rrezikshëm dhe mbi të gjitha dashakeq. 

Për më tepër ky sulm bëhet nën konotacionin se z. Devolli është takuar me ambasadorë të vendeve me kontributin më të madh ndaj shtetit të Kosovës. 

Pra të takohesh me miq të Kosovës sot quhet krim dhe duhet linçuar?!

Mos të harrojmë që kontribuuesi kryesor i buxhetit të shtetit është sektori privat. Kjo gjë jo vetëm se nuk po vlerësohet, përkundrazi po sulmohet dhe linçohet. 

Ne u bëjmë thirrje eksponentëve të pushtetit që ta ndalin këtë lloj fushate e cila nuk i shërben askujt, përkundrazi e dëmton dhe e ndan shoqërinë. 

Kosova ka nevojë për zhvillim dhe jo për linçim. Zhvillimin e sjell sektori privat. Linçimin duhet ta ndalin ata që e cenojnë këtë zhvillim. /Telegrafi/

Exit mobile version