Telegrafi

Klubi “ARENA” po organizon për herë të tretë shkollën verore të karatesë

Klubi i Karatesë̈ “ARENA” në Pejë ka njoftuar se po organizojnë për herë të tretë shkollën verore të karatesë.

Përmes një njoftimi për media, klubi ka dhënë detaje se nga cila datë do të organizohet kjo shkollë dhe se do të kenë një mundësi të artë të mësojnë nga mjeshtri Bajram Desku.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë nga klubi i karatesë “Arena”:

Të nderuar qytetarë të komunës së Pejës dhe rrethinës, ju njoftojmë se:

Klubi i Karatesë “ARENA”Pejë do të organizon për herë të Tretë Shkollën Verore të Karatesë nga data 01 – 31 Gusht.

Andaj i ftojmë, dhe i inkurajojmë qytetarët e komunës së Pejës dhe rrethinës që t`ju japin mundësi fëmijëve të shfaqin talentin e tyre dhe të mirren me sport, duke ju shmangë rrjeteve sociale dhe lojnave të rrezkshme elektronike, dhe dukurive negative të cilat janë evdente kohëve të fundit.

Shkollën verore mund ta vijojnë të gjith të interesuarit nga mosha gjashtê vjeqare e tutje për të dy gjinitë.

Ushtrimet ,do ti udhëheqë Mjeshtri,instruktori i shquar sensei: BAJRAM DESKU, Trajner i Akredituar dhe i Licensuar pranë Federatës së Karatesë të Kosovës, Trajnerë i deshmuar me përvojë të gjatë mbi 28 vjeqare, Refer kombëtarë me përvoje mbi 20 vjeqare, dhe anëtarë i Bordit në Federatën e Karatesë së Kosovës.

Ushtrimet do të mbahën në sallën ish Partizani në parkun Karagaçi.

Orari i ushtrimeve: E  Martë,e Enjte dhe e Shtunë nga ora 18:00

Për Informatat shtesë mund të na kontaktoni në E-mail,Facebook, Instagram,ose gjatë stërvitjeve tona /Telegrafi/