Site icon Telegrafi

Klubet më të mëdha pas Thuram, francezi ende nuk ka vendosur për të ardhmen

Marcus Thuram vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij edhe pse është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë.

Sulmuesi francez është futur në vitin e fundit të kontratës me skuadrën e tij Borussia Moenchegladbach dhe po kërkon një aventurë të re.

Reprezentuesi i Francës nuk ka pranuar rinovimin e kontratës dhe është në mëdyshje nëse do të largohet në janar, apo do të pres verën për të ikur si futbollist i lirë.

Sport Bild ka raportuar se Thuram nuk ka vendosur ende nëse do të mbetet deri në qershor në Bundesliga apo do të largohet nëjanar, pasi atij do t’i pëlqente ta fitonte çmimin e golashënuesit më të mirë në elitën e futbollit gjerman.

25-vjeçari në 15 ndeshje këtë edicion në elitën e futbollit gjerman ka shënuar 10 gola e ka asistuar në tre të tjerë, derisa ka shënuar edhe tre gola në Kupën gjermane dhe ka asistuar në një tjetër.

Inter, Roma, Juventus, Man Utd, Chelsea, Arsenal, Newcastle United, Aston Villa, PSG, Atletico Madrid e Bayern Munich janë skuadrat që kanë shfaqur interesim për transferimin e francezit.

Borussia Moenchegladbach është e gatshme ta shes yllin e tyre në janar për një shumë rreth 10 milionëeuro që mos ta humbasin me parametra zero në verë.

Mirëpo Thuram do të vendos në javën e parë të janarit nëse do të largohet në afatin kalimtar dimëror apo do të mbetet në Bundesliga edhe për gjashtë muaj për të luftuar për ‘këpucën e artë’. /Telegrafi/

Exit mobile version