Site icon Telegrafi

Klubet preferojnë gjobat para respektimit të rregulloreve

Aq e rëndësishme ishte ndeshja, sa që të dy klubet, përkatësisht trajnerët, vendosën të mos respektojnë një rregullore që vlerësohet shumë e rëndësishme për të ardhmen e basketbollit kosovar. Ndeshjen e mbetur të xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll e fitoi Peja me rezultatin 73:71.

Ndërkohë të martën të dy skuadrat u dënuan me nga 500 euro, pasi nuk kanë angazhuar në lojë lojtarë të rinj, ashtu si parashikohet në propozicionet e garave, shkruan kohaditore.

Në propozicione është e saktësuar se "në edicionin 2015/16 çdo ekip duhet të ketë në përbërje më së paku dy lojtarë të lindur në vitin 1996 apo më vonë. Klubet gjatë kampionatit të rregullt duhet që në pesëshen aktive në lojë të kenë një lojtar të lindur në vitin 1996 apo më të ri, së paku 15 minuta të lojës gjatë një ndeshjeje".
 

Exit mobile version