Telegrafi

Klubet italiane vazhdojnë interesimin për Nedim Bajramin

Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese, Nedim Bajrami i Empolit ka përfunduar në radarin e dy klubeve tjera italiane të Serie A, Sassuolos dhe Lazios, të cilat duan transferimin e tij gjatë verës.

Rezultatet e fundit të Empolit nuk ishin në përputhje me atë që u shfaq në fushë. Megjithatë, Aurelio Andrezzoli dhe skuadra e tij nuk e humbin buzëqeshjen se e dinë se rruga e lojës është e duhura dhe e vetmja rrugë që mund të çojë drejt shpëtimit, pavarësisht se fitorja mungon që nga 12 dhjetori.

Edhe ndaj Juventusit, të shtunën e kaluar pati një paraqitje të shkëlqyer, pas fitores surprizë të ndeshjes së parë. Me shumë xhevahir që po shfaqen muajt e fundit: mbi të gjitha shqiptari Nedim Bajrami.

Numri 10 i Empolit, i lindur më 28 shkurt 1999, ishte në fakt një nga zbulimet e këtij kampionati. Sidomos në pjesën e parë të kampionatit, lojërat e tij, pesë asistimet dhe mbi të gjitha gjashtë golat ishin thelbësore për t’i udhëhequr Empolin në ngjitjen e tyre në renditje javë pas jave.

Sipas Calciomercato,  këto cilësi nuk i kanë shpëtuar vëzhguesve të shumtë që studiojnë skuadrën e Andreazzolit, mbi të gjitha klubeve Sassuolo dhe Lazio që tashmë janë zhvendosur për të kërkuar informacion për mesfushorin shqiptar me tipare sulmuese.

Sassuolo donë ta marrin menjëherë lojtarin, ndërsa Biancocelestët po mendojnë ardhjen e tij për verën e ardhshme.

Megjithatë, gjithçka do të dihet pas përfundimit të sezonit aktual, duke pritur për të marrë vendimin më të mirë dhe se tregu për Bajramin, sapo ka filluar. /Telegrafi/