Telegrafi

Klubet italiane duhet ta ndjekin Juventusin

“Problemi i Italisë janë stadiumet. Duhet të rindërtohen, mirëpo gjëja e parë që nevojitet është vullneti politik për ta bërë atë”.

“Stadiumet nuk vlejnë pikë në tabelë, pranoj, por janë të rëndësishëm në kuptimin e besueshmërisë dhe në respektimin e rregullave financiare. Po ashtu, janë të rëndësishëm për të zgjidhur problemet ekonomike të shoqërisë”, ka deklaruar ish-futbollisti francez.

Pasi e ndërtoi stadiumin e ri, Juventusi e fitoi titullin e Serie A, luajti në finale të Kupës së Italisë, u kthye në Ligën e Kampionëve (është kualifikuar në 1/8 e finales) dhe është në rrugë të mbarë për ta mbrojtur titullin edhe këtë sezon. /Telegrafi/