Afati kalimtar për futbollistë do të fillojë me 20 janar ndërsa do të përmbyllet më 15 shkurt. Klubet që tani kanë filluar të mendojnë dhe të veprojnë konkretisht në përforcime edhe para fillimit të afatit kalimtar.
Në FFK disa klube kanë bërë kërkesa zyrtare për përforcime. Prinë Trepça me 6 kërkesa, ndërsa pasojnë Trepça’89 me 5, Hysi me katër dhe Drenica dhe Hajvalia me nga një kërkesë.
Ky afat ju dedikohet futbollistëve pa kontrata dhe atyre që me pëlqimin dypalësh dëshirojnë shkëputjen e kontratës me klubin.
Federata e Futbollit të Kosovës të premten e kësaj jave në Hotelin Emerald në Prishtinë prej orës 17:00 organizon manifestimin qendror të zgjedhjes së sportistit të vitit 2011./Telegrafi/