Telegrafi

Klubet e Serie A kundër rregullit të ri të FIGC

“Këshilli i klubeve të Serie A nuk ka dashur që ky numër të reduktohej nga dy në një. Ne duhet të fillojmë një politikë të re e cila i kufizon të huajt dhe i vlerëson më shumë akademitë vendore. Ky reduktim nga dy në një është vendosur nga Këshilli Federal edhe pse klubet nuk ishin në pajtim me këtë”, theksoi Sergio Campana, presidenti i Shoqatës italiane të Futbollistëve.

Kjo marrëveshje vjen si pasojë e eliminimit turpërues të Italisë në Kampionat Botëror, ndërsa nevoja për ndryshime rënjësore në sistemin e rekrutimit, ka detyruar FIGC të marr këtë vendim. Kundër këtij rregulli të ri u shpreh hapur presidenti i Lazios, Claudio Lotito, që ishte shumë pranë transferimit të dy futbollistëve të rinj joevropian. /Telegrafi/