Site icon Telegrafi

Klubet e ‘mëdha’ në ndjekje të Fazliut

Performanca e tij e mrekullueshme në stinorin vjeshtor, ka bërë që klubet ‘e mëdha’ në vendin tonë, sidomos Prishtina të nis gjahun për ta rikthyer në kryeqytet ish sulmuesin e tyre.

Interesimi për shërbimet e tij kanë shprehur edhe skuadra jashtë Kosovës. Fazliu i tha KosovaPressit, se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij. Ai mendon se brenda pak ditëve do të bëhet me klub të ri.

“Ende nuk kam vendosur për të ardhmen tim. Prishtina është e interesuar për mua, por deri tani nuk ka asgjë konkrete në këtë të drejtim”, ka thënë Fazliu.

“Interesim ka edhe nga klubet jashtë Kosovës. Mendoj se pas pak ditësh do të dihet e ardhmja ime”, tha ai.

Fazliu ka shtuar se është i gatshëm për tu përballur me sfidat e reja qofte brenda apo jashtë Kosovës. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version