Site icon Telegrafi

Klubet e Ligës Premier votojnë unanimisht për nisjen e stërvitjeve në grupe

Liverpool në stërvitje (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Të 20 klubet e Ligës Premier kanë ‘votuar unanimisht’ për të rifilluar stërvitjet me ekipet nga kjo javë.

Kthimi në punën në grupe shënon hapin e dytë të ‘Project Restart’ për klubet angleze, megjithëse ende duhet të mbahet distancë sociale mes lojtarëve dhe trajnerëve.

“Aksionarët e Ligës Premier sot votuan njëzëri për t’u rikthyer në stërvitje në grupe të vogla nga nesër pasdite, që është hapi i parë drejt rifillimit të Ligës Premier, kur do të ishte e sigurt për ta bërë këtë”.

 

“Hapi i Parë i “Protokollit të Kthimit në Trajnim” u mundëson skuadrave të stërviten duke mbajtur distancën sociale. Trajnimi në kontakt nuk është i lejuar akoma”.

“Kjo fazë e parë është bërë në pajtushmëri dhe konsultim me lojtarët, menaxherët, mjekët e klubeve të Ligës Premier, ekspertë e pavarur dhe qeverinë”, thuhet në njoftim.

Tutje shkruhet se do të ketë kontrolle të rrepta që të sigurohet siguria e lartë në mjedis.

Shëndeti dhe mirëqenia e të gjithë pjesëmarrësve është përparësia e Ligës dhe kthimi do të bëhet sigurt dhe hap pas hapi.

Liverpool në stërvitje (Foto: Jan Kruger/Getty Images)

Liga Premier do të vazhdojë që të marr hapat e ardhshëm në konsultim të plotë me lojtarët, menaxherët, klubet dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në lojën e futbollit.

Sipas BBC Sport, stërvitjet do të jenë të kufizuara deri në grupe prej pesë vetash.

Sa i përket procedurave të pastrimit, flamujt e qosheve, topat, portat, pajisjet e stërvitjes dhe fushat do të dezinfektohen pas çdo seance stëritore. /Telegrafi/

Exit mobile version