Telegrafi

Klubet e Kosovës ftohen në Ligën e Kampionëve në basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) sot ka pranuar ftesë zyrtare nga drejtori i Basketball Champions League, Patrick Comninos që skuadra kampione e Kosovës (2016/2017) të marr pjesë në raundin kualifikues të kësaj gare për edicionin 2017/18.

Ekziston mundësia që edhe një klub tjetër nga vendi ynë të marr ftesë për edicionin e ardhshëm të garave kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Duhet theksuar se deri te ftesa zyrtare për pjesëmarrje në këtë garë prestigjioze të FIBA-s ka ardhur pas bisedave dhe kontakteve të drejtuesve të FBK-së me udhëheqësit e kësaj lige dhe FIBA-s.