Site icon Telegrafi

Klubet e Brazilit pajtohen që t’i japin lojtarë Chapecoenses për sezonin e ri

Kur ka mbetur edhe një javë deri në fund të kampionatit brazilian, skuadra e Chapecoenses ndodhej në vendin e nëntë.

Por aksidenti tragjik që iu ndodhi sot ku humbën jetën i gjithë stafi dhe lojtarët në një aksident ajror ka bërë që të gjithë të mobilizohen.

Të gjithë klubet e Serie A kanë arritur marrëveshje që për klubin Chapecoense të japin lojtarë në formë huazimi për vitin 2017.

Lexo po ashtu TË GJITHA LAJMET E AKSIDENTIT TRAGJIK KU HUMBËN JETËN FUBTOLLISTËT E CHAPECOENSES

Corinthians i ka kërkuar federatës braziliane që klubi të jetë i mbrojtur për tri vitet e ardhshme duke mos rënë nga kategoria e parë.

Klubet po ashtu kanë vendosur logon e klubit të Chapecoenses në faqet e tyre zyrtare në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version